Ballkani bindës ndaj Ferizajit, merr pozitën e tretë në tabelë
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
"Xhebrailat" fituan me rezultat komod 0:3, sfidë kjo që e dominuan në të gjitha aspektet.
Skuadra e Ilir Dajës ishte më e mirë nga minutat e parë duke pasur dominimin e plotë të topit dhe qenë mjaftë e saktë në pasime.
Albion Rrahmani shënoi nga një top i kthyer për t'i dhënë epërsinë Ballkanit disa minuta pa përfunduar koha e rregullt (43').
Mysafirët vazhduan me dominimin e plotë edhe në pjesën e dytë duke mbajtur posedimin e krijuar disa aksione të bukura.
Ishte mbrojtësi Leotrim Bekteshi që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur për të dyfishuar rezultatin (68').
Kurse, sulmuesi Meriton Korenica vulosi fitoren vetëm tetë minuta më vonë (76') pas një tjetër super aksioni ku pranoi një harkim të shkëlqyer nga Armend Thaqi.
Kështu, Ballkani merr fitoren e katërt brenda pesë ndeshjeve, ku tani renditët në pozitën e tretë në tabelë më 12 pikë të mbledhura, pesë më pak se lideri Drita, por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Në anën tjetër, Ferizaj në tetë ndeshje ka të grumbulluar shtatë pikë dhe momentalisht gjendet në pozitën e nëntë në tabelë.
Tani skuadrat për një kohë do të jenë në pushime, e më 1 tetor do të rikthehen në fushë, me derbin Ballkani - Gjilani.
Kujtojmë, se në këtë xhiro Drenica mposhti Prishtinën (2:1), Llapi triumfoi ndaj Gjilanit (0:1), Trepça '89 ndaj Dukagjinit (3:0) dhe Drita kundër Malishevës (2:4).