Bale: Ronaldo zemërohej nëse nuk shënonte edhe nëse fitonim 5:0
Ish sulmuesi Gareth Bale ka treguar disa prapaskena si Cristiano Ronaldo do të hynte në dhomën e zhveshjes i zemëruar dhe të gjuante këpucët në rast që s’shënonte pavarësisht nëse Reali fitonte me rezultat 5:0.
Bale njoftoi pensionimin nga futbolli aktiv dhe së fundmi është pyetur lidhur me kohën që kaloi te “Los Blancos”, ku kishte disa fjalë edhe portugezin.
Ai tregoi se Ronaldo ishte person i mirë mirëpo tejet i zemëruar kur nuk shënonte gol pavarësisht rezultatit.
“Ronaldo ishte person i mirë dhe kishte momentet e tij, nëse po fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, do të hynte në dhomën e zhveshjes dhe të gjuante këpucët nga zemërimi”.
“Mirëpo, ishte person i mirë dhe nuk kishte asgjë që s’shkonte me dhe ne s’kishim asnjë problem. Disa njerëz kanë frikë për mënyrën s’i është, por nëse nuk e bën gjithçka shkon mirë”.
Fundi i BBC-së së famshme nisi me largimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 në një marrëveshje 100 milionëshe. Pastaj ishte Bale që vendosi të largohet në edicionin 2022/23, kurse i fundit u largua Karim Benzema në edicionin 2023/24.
Bale tani është në pension derisa Ronaldo dhe Benzema do të përballen me njëri-tjetrin së shpejti në Arabinë Saudite, pasi përfaqësojnë Al Nassr, respektivisht Al-Ettihad.