Bad News Eagles ‘shkatërrojnë’ ekipin rus Aurora - NACIONALE

Bad News Eagles ‘shkatërrojnë’ ekipin rus Aurora

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles kanë ‘shpartalluar’ ekipin rus Aurora në kuadër të turneut “RES Season 5”.

Djemtë kosovarë ishin shumë herë më të mirë se Aurora duke fituar me mapa 2:0, skuadër kjo që iu ka sjellë vazhdimisht probleme në turnet e fundit.

BNE dominimin e nisi qysh në mapin e zgjedhur “De_Mirage” duke fituar me rezultat të thellë 16:4.

Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci ishte i pandalshëm në këtë map, duke realizuar plot 22 eliminime ndjekur nga Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 20 sosh.

Me këtë lojë fantastike vazhduan edhe në mapin e dytë, “Anubis” – ku fillimisht pjesën e parë njësoi si në ‘Mirage’ e mbyllen me rezultat të thellë 11:4.

Kurse, për fitoren u siguruan ta vulosin në ‘T-site’ me rezultatin përfundimtar që rezultoi të jetë 16:10.

Më i dalluari në ‘Anubis’ ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me plot 33 eliminime.

Kësisoj, BNE ka siguruar një vend në turneun “RES Eastern European Masters Fall 2023” në kuadër të kualifikimeve për Major.

Lajme të ngjashme