Babai i Neymar paguan 1 milion euro për ta liruar Dani Alvesin
Babai i Neymarit ka vendosur të paguajë 1 milion euro në mënyrë që ish bashkëlojtari i djalit të tij, Dani Alves të lirohet nga burgu.
Alves u dënua me katër vite e gjysmë burg shkaku i përdhunimit të një gruaje të re në një klub nate.
Megjithatë, duket se Alves nuk do të qëndrojë gjatë në burg pasi babai i Neymar ka vendosur të paguajë plot 1 milionë euro aq sa kushtoi dëmshpërblimi, kësisoj lojtari do të lirohet në orët në vijim.
“La Vanguardia” raporton se Neymar së bashku me babain e tij e kanë ndihmuar Alvesin edhe në fillimin e gjyqit, duke paguar 150 mijë euro te familja e viktimës së supozuar.
Alves pas karrierës si futbollist ka para për të paguar këtë dëmshpërblim milionësh, mirëpo është penguar shkaku që i është sekuestruar e tërë pasuria shkaku i procedurës gjyqësore së hapur me ish gruan.
Kësisoj, babai i Neymarit e vuri vetën në dispozicion ta ndihmojë Alvesin të përballonte shpenzimet e procedurës gjyqësore, pasi asetet e tij momentalisht janë të ngrira.
Gjykata e Barcelonës ka vendosur lirimin me kusht të Dani Alves, duke kuptuar se rreziku i arratisjes është ulur pasi mori një dënim më të vogël se 9 ose 12 vjet burg që akuzat kërkonin për të.