Babai i Ismajlit assesi s’pajtohet me vendimet e Sylvinhos: Ismjali s’ishte dribluar asnjëherë në Evropë
Babai i Ardian Ismajlit, Ilmia, është duke vazhduar ta “godasë” përzgjedhësin Sylvinho dhe FSHF-në shkaku që djali i tij nuk zhvilloi asnjë minutë në “Euro 2024”.
Pasi akuzoi FSHF-në se e tradhtuan lojtarin e Empolit, tani ai ka publikuar një fotografi të “Sofascore”, ku ndodhen emrat e lojtarëve që s’janë dribluar asnjëherë këtë sezon.
“Këtë sezon, askush nuk e ka kaluar Virgil van Dijk dhe Ardian Ismajlin”, thuhet ndër të tjera në postimin e publikuar.
Ilmia ra në sy të mediave kur akuzoi FSHF-në se ia vodhën ëndrrën djalit të tij, pasi Sylvinho nuk i dha as edhe një minutë në “Euro 2024”.
Përzgjedhësi brazilian preferoi Arlind Ajetin në tre përballjet e Shqipërisë në Evropian, duke e lënë yllin e Empolit në stol si një zëvendësues të papërdorur.
Kishte kritika të mëdha në postimin e Ilmisë, shkaku që shumë tifozë i kujtuan se si djali i tij e kishte lënë Kosovën, edhe pse ishte kapiten i grupmoshave U21 për të veshur fanellën “Kuq e Zi”.