Babai i Ansu Fatit me kritika të ashpra për Barcelonën - NACIONALE

Babai i Ansu Fatit me kritika të ashpra për Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bori Fati beson se i biri i tij, Ansu Fati, meriton më shumë minuta në Barcelonë dhe i ka sugjeruar 20-vjeçarit që të largohet këtë verë nga klubi katalonas.

Babai i Fatit foli për gjendjen e të birit të tij në Barcelonë. 20-vjeçari nuk ka pasur ndikim në Camp Nou këtë sezon dhe nuk ka shënuar gol që nga tetori në fitoren 3:0 ndaj Villarealit.

Fati trashëgoi numrin 10-të të Lionel Messit pas largimit të argjentinasit në vitin 2021, por që prej atëherë ai është ballafaquar me lëndime të shumta serioze dhe ende nuk ka arritur të kthehet në formacionin startues të Barçës.

Si baba jam i zemëruar, po, siç do baba. Sepse duke e parë Ansun të luajë kaq pak të bën të mërzitur. Ju them Barçës se ne meritojmë më shumë. Kur Ansu luante para se të lëndohej, ishte Messi, Suarez, Dembele, Griezmann. Më shqetëson fakti që i japin 2-3 minuta për të luajtur. Sulmuesit janë fenomenalë, por këtu po flasim për Ansu Fatin, nga kombëtarja spanjolle, ai nuk është çdo djalë. Ai është një djalë që është prodhim i La Masias. Nëse nuk i jepni atij një vend në 11-shën startuese, çfarë do t’i jepni? Ansu meriton më shumë dhe po flasim për formacionin titullar të Barcelonës”, tha ai

Bori tha se do të ishte i lumtur të shihte të birin të largohej nga Barcelona, por e bëri të qartë se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.

“Kur u ula me Jorge Mendes (menaxherin e Ansu), gjëja e parë që më tha ishte se Ansu dëshiron të vazhdojë të luajë për Barcelonën. Por unë si baba, po mendoj ndryshe dhe Ansu nuk pajtohet me këtë. Mendoj shumë për Sevillën, që të kthehemi në shtëpi. Tani nuk do të doja ofertë nga Real Madridi sepse Ansu nuk do ta pranonte atë. S’mund të çoj atë ku ai nuk dëshiron të shkojë. Por s’do të flas keq për Madridin sepse që të dy janë klube të mëdha dhe nuk i dihet çfarë do të sjellë kjo botë në të ardhmen.”

Ansu Fati ka zhvilluar nëntë ndeshje më Barcelonën këtë sezon, duke i shënuar i gola, por ka luftuar që të gjejë formën e tij më të mirë pasi ka pasur një sërë lëndimesh të rënda.

20-vjeçari gjithashtu përballet me konkurrentë të fortë për një vend në Barcelonë, më Robert Lewandowskin, Ousmane Dembele, Raphinha dhe Ferran Torres të gjithë që luftojnë për pozicionet sulmuese./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme