Austria tregon forcën ndaj Polonisë - NACIONALE

Austria tregon forcën ndaj Polonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Austrisë ka treguar edhe një tjetër paraqitje të mirë në këtë Evropian, por tani duke fituar ndaj Polonisë me rezultat 3:1.

Austria luajti shumë mirë edhe ndaj Francës në xhiron e parë, por pësoi humbje 1:0 vetëm për shkak të një autogoli, por sot nuk skuadra e Ralf Ragnick nuk lejoi befasi.

Austriakët ishin më të mirë në krejt takimin, duke pasur shumë raste shënimi, teksa kontrolluan edhe posedimin e topit.

Goli i epërsisë u shënua shumë herët. Zhvillohej minuta e nëntë kur Trauner realizoi për 1:0, i asistuar nga Mwene.

Polonia arriti të kthehej në lojë, duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 30-të kur Piatek shënoi pas një tollovie në zonë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Austria shënoi dy gola deri në fundin e takimit.

Ishte fillimisht Baumgartner që shënoi gol të bukur për 2:1 në minutën e 66-të.

Ndërsa për rezultatin final 3:1 realizoi Arnautovic nga penalltia në minutën e 78-të, pasi Szczesny shkaktoi ndërhyrje në zonë në yllin e Dortmundit, Sabitzer.

Austria me këtë fitore shkon në kuotën prej tre pikëve, aq sa kanë edhe Franca e Holanda që do të takohen pas një ore, ndërsa Polonia pothuajse është eleminuar pas dy humbjeve të pësuara.

Lajme të ngjashme