Atletico Madridi e “shpartallon” Sparta Pragën, fiton Milani - NACIONALE

Atletico Madridi e “shpartallon” Sparta Pragën, fiton Milani

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Sparta e Pragës, ndërsa AC Milan arkëtoi pikët e plota ndaj Slovan Bratislavas.

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 0:6, në sfidën ku titullar ishin Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi, por që assesi s’ia dolën ta rrezikonin portën e Jan Oblak.

Julian Alvarez me një supergol nga gjuajtja e lirë e kaloi Atleticon në epërsi (15’).

Ndërsa, ishte Marcos Llorente që dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Gallahger (43’).

Alvarez pastaj u përkujdes edhe për golin e tretë pas një bashkëpunimi të bukur me Simeonen (59’).

I inkuadruari Antoine Greizmann e realizoi golin e katërt në sfidë pas asistimit të Llorentes (70’), derisa fitoren e vulosi Angel Coorrea me dygolësh për vetëm katër minuta (85’, 89’).

Dy yjet e Kosovës që fatkeqësisht s’lanë gjurmë në këtë sfidë u inkuadruan pas 60 minutave lojë.

Në anën tjetër, AC Milani me mund ka marrë pikët e plota me rezultat 2:3 ndaj Slovan Bratislava.

Christian Pulisic me një gol të bukur i dha epërsinë Milanit (21’), mirëpo Slovan e barazoi vetëm tre minuta më vonë përmes Baresghyan (24’).

Në pjesën e dytë, “Rossonerët” ishin shumë më të mirë. Rafael Leao me një gol fantastik pas asistimit të Fofanas e riktheu epërsinë (68’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Tammy Abraham vetëm tre minuta më vonë (71’).

E tëra që bëri skuadra vendase ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit përmes Marcelli (88’).

Lajme të ngjashme