Atletico Madrid refuzon 130 milionë eurot e Manchester Unitedit për Joao Felix - NACIONALE

Atletico Madrid refuzon 130 milionë eurot e Manchester Unitedit për Joao Felix

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi spanjoll, Atletico Madrid, ka refuzuar ofertën e Manchester United për Joao Felix në vlerë prej 130 milionë euro.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk dëshiron të marrë pjesë në bisedime për yjet e saj, pasi që pretendon t’i mbajë në skuadër lojtarët kryesor.

Joao Felix vows to make Benfica return after record-breaking Atletico Madrid move | Goal.com English Qatar

Djajtë e kuq ishin të gatshëm për ofertë serioze për sulmuesin portugez, por Atletico iu përgjigj drejtuesve të gjigantit të Premierligës se lojtari nuk largohet nga Wanda Metropolitan.

Ashtu si në rastet tjera edhe në këtë rast, Atletico iu referua klauzolës së lojtarit, të cilin e vlerësojnë 350 milionë euro. Për Diego Simeonen dhe Atletico Madridin, Joao Felix është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës dhe mbi të cilin mund të ndërtohet një ekip fitues, jo vetëm për sezonin aktual por për sezonet në vijim.

Nga ana e 22-vjeçarit mund të thuhet se është i lumtur në Madrid. Ai në këtë moshë që është e di që është koha e tij për të shpërthyer. Deri më tani e gjithë koha i ka shkuar në përshtatje me skuadrën dhe tani e sheh vetën plotësisht të integruar dhe të etur për të fituar diçka të rëndësishme në këtë sezon.

João Félix - Player profile 22/23 | Transfermarkt

Sulmuesi portugez ndihet shumë i dashur nga tifozët dhe drejtuesit e klubit, me këta të fundit që ndonëse nuk kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarë të mëdhenj, kanë vendosur t’i mbajnë të gjithë lojtarët që bartin barrën kryesore.

Përpjekjet e klubit shkojnë përtej e përtej, duke mos lënë asnjë figurë të ikë nga skuadra, duke përfshirë e Matheus Cunhan, që edhe për të u përfol për një kalim të mundshëm te Manchester United.

United i dëshpëruar... viktima e parë e Joaos këtë verë

Fillimi katastrofik i djajve të kuq në Premierligë, duke humbur dy ndeshjet e para madje në ndeshjen e fundit dolën të turpëruar nga Brentford, ka inkurajuar ata që të lëvizin në afatin kalimtar veror, pak ditë para se të mbyllet.

Të dëshpëruar nga refuzimet e vazhdueshme tani ata kanë synimin të peshkojnë në skuadrën e Simeones, por momentalisht me këtë situatë është vështirë të binden lojtarët.

Crónica, Pretemporada, Atlético de Madrid, Manchester United, Oslo, Joao Félix - Atletico Sport

Ndeshja e parë në këtë sezon për Felix ishte pikërisht kundër Manchester United në një miqësore në Oslo të Norvegjisë, ku portugezi shfaqi të gjithë potencialin e tij për t’iu dhënë fitoren madrilienëve, për ta vërtetuar edhe njëherë se këtë sezon dëshiron të jetë vendimtar për Atleticon.

Lajme të ngjashme