Atletico Madrid me mund triumfon ndaj Feyenoordit - NACIONALE

Atletico Madrid me mund triumfon ndaj Feyenoordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid me shumë vështirësi ka fituar në shtëpi ndaj Feyenoordit.

“Los Rijoblancos” arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2.

Mysafirët kaluan në epërsi të parët me anë të një autogoli të Mario Hermosos që realizoi në portën e tij në përpjekje për ta larguar topin (7’).

Sidoqoftë, Atletico barazoi shpejtë me Alvaro Moratan pas një aksioni të shpejtë (12’).

Feyenoord mori sërish epërsinë, këtë herë me anë të David Hanckos që e kishte të lehtë të realizonte nga një top i kthyer (34’).

Por, prapë Atletico u kthye në lojë. Këtë herë ishte Antoine Griezmann që realizoi eurogol me një goditje të bukur gërshërë nga afërsia (45+4’).

Për pikët e plota, te Atletico u përkujdes që të shënonte Morata me një goditje precize pas asistimit të Molinas (47’).

Atletico tani merr liderin në grupin E me katër pikë derisa Feyenoord renditet në pozitën e dytë me tre sosh.

Lajme të ngjashme