Atletico Madrid ia shkakton Realit disfatën e parë të sezonit - NACIONALE

Atletico Madrid ia shkakton Realit disfatën e parë të sezonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në “Wanda Metripolitano”, duke mposhtur Real Madridin.

“Los Rijoblancos” fituan me rezultat komod 3:1, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Atletico Madrid kaloi në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, me Alvaro Moratan që shënoi me kokë pas harkimit të Samuel Linos.

Vendasit vazhduan me posedimin duke dyfishuar epërsinë përmes Antoine Griezmann që u asistua nga Niguez (18’).

Pas kësaj, Real Madridi tentoi të këndellet duke ngushtuar rezultatin me një eurogol të mesfushorit Toni Kroos (35’).

Real Madrid gjeti edhe një herë rrugën drejtë rrjetës me Edouardo Camavingan, por që u anulua nga VAR-i shkaku që Antonio Rudiger ishte në pozitë jashtë loje.

Atletico s’lejoi befasi duke siguruar fitoren vetëm një minutë pasi nisi pjesa e dytë, me Moratan që realizoi me kokë pas harkimit të Niguezit (46’).

Real Madrid kishta edhe disa raste shënimi mirëpo që assesi s’ia dolën ta dërgojnë brenda rrjetës së Oblakut.

Kështu, Real Madrid merr humbjen e parë të sezonit dhe bie në pozitën e tretë me 15 pikë, derisa Atletico ngritët në vendin e pestë me 10 sosh.

Lajme të ngjashme