Atletico Madrid e mposht në miqësore Man Cityn - NACIONALE

Atletico Madrid e mposht në miqësore Man Cityn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Manchester Cityt.

“Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2, me dy gola të vonshme.

Pjesa e parë ishte më e barabartë me “Qytetarët” që mbajtën dominimin dhe kishin disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën t’i finalizonin.

Ishte sulmuesi Memphis Depay që shënoi një gol shumë të bukur pas një bashkëpunimi fantastik me Correan për ta kaluar Atleticon në epërsi (67’).

Vetëm shtatë minuta më vonë, Yannick Carrasco dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (74’).

E tëra që arriti të bënte Man City, ishte goli i nderit i realizuar nga mbrojtësi Ruben Disa disa minuta para fundit të kohës së rregullt (85’).

Lajme të ngjashme