Atletico fiton derbin madrilen, mposht Realin në "Wanda Metripolitano" - NACIONALE

Atletico fiton derbin madrilen, mposht Realin në "Wanda Metripolitano"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Real Madridit, në kryederbin e kësaj xhiro, e vlefshme për të 35-en në La Liga.

"Los Rijoblancos" triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që u zhvillua në "Wanda Metripolitano".

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me vendasit që ishin më të mirë gjatë pjesës së parë dhe "Los Blancos" që u këndellen më shumë gjatë 45-minutëshit të dytë.

Nuk nisi aq mirë derbi, me Atleticon që refuzoi t'i bëjë Realit "korridorin e nderit" pasi këta të fundit u shpallën zyrtarisht kampion i La Liga-s për edicionin 2021/22 kundër Espanyol.

Atletio e nisi me sulme këtë takim, duke rrezikuar disa herë përmes Correa dhe Carrasco, por që gjuajtja e këtyre të fundit përfunduan jashtë portës.

Mbrojtësi Jesus Vallejo bëri një ndërhyrje të rrezikshme brenda zonës të Cunha dhe pas rishikimit të VAR-it, arbitri akordoi penallti për Atleticon.

Nga pika e bardhë, në mënyrë shumë të qetë, Yannick Carrasco e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin vendasit (40'), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, Real Madrid hyri me fytyrë tjetër duke pasur disa raste të mira dhe rrezikoi disa herë radhazi, mirëpo që portieri Jan Oblak bëri disa pritja maestrale që t'ia mohojë golin secilit prej tyre.

Vlen të ceket edhe gjuajtja fantastike e Fede Valverde nga distanca, të cilën gjithashtu Oblak arriti ta ndal, duke e dërguar topin mbi portë.

Pas kësaj humbje, Real Madrid vazhdon të jetë lider me 81 pikë, derisa Atletico Madrid zë pozitën e katërt me 64 sosh.

Në ndeshjen e radhës, "Los Blancos" do e presin Levanten në "Santiago Bernabeu", derisa Atletico do jetë mysafir i Elches.

Lajme të ngjashme