Athletic: Real Madrid arrin marrëveshje verbale me Alphonso Davies
Real Madrid dhe mbrojtësi i Bayern Munichut Alphonso Davies kanë arritur marrëveshje verbale, që kanadezi t’iu bashkohet në vitin 2024 ose 2025, raporton mediumi më i besueshëm anglez “The Athletic”.
Kryesuesit e gjigantit spanjoll drejtuar nga Juni Calafat dhe drejtori gjeneral Jose Angel Sanchez kanë qenë në kontakt me kampin e Davies që një kohë dhe i kanë kërkuar që të mos e rinovojë kontratën, që i skadon më 2025.
Gjatë javëve të fundit janë realizuar disa takimeve mes dy palëve dhe tani gjithçka është kompletuar në parim, që Davies të bëhet lojtar i Real Madridit.
Dy opsione mbeten në “tavolinë”, me Real Madridin që do të bëjë një ofertë këtë verë – pak a shumë si marrëveshja me Toni Kroos në vitin 2014, ose nëse Bayern refuzon atëherë kanadezi do t’iu bashkohet si agjent i lirë, siç kishte bërë David Alaba në vitin 2021.
Pavarësisht interesimit të disa klubeve të mëdha angleze, si dhe rivalit Barcelona, preferenca e Davies thuhet të ketë qenë kalimi në Madrid.
Dy klubet ende nuk kanë nisur negociatat me Bayern Munichun që po tenton ta bind lojtarin për të rinovuar dhe kanë refuzuar disa oferta për një zëvendësues potencial këta muajt e fundit.
Bayern nuk do ta humbasë 23-vjeçarin si agjent të lirë, prandaj nëse nuk arrijnë marrëveshje në verë, do të provojnë të fitojnë vlerën më të lartë të mundshme.
Marrëveshja me Kylian Mbappen mbetet prioriteti kryesor i Realit për në verë, por gjithçka që lidhet me francezin nuk do të ndikojë fare te nënshkrimi i Davies gjithashtu.
Davies për Bayernin këtë sezon ka zhvilluar 27 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe shtuar tre asitime.