Athletic: Eden Hazard dëshiron të qëndrojë te Real Madridi deri në fund të kontratës - NACIONALE

Athletic: Eden Hazard dëshiron të qëndrojë te Real Madridi deri në fund të kontratës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Eden Hazard dëshiron të qëndrojë derisa t'i përfundojë kontrata deri në qershorin e vitit 2024, kështu se paku raporton mediumi "The Athletic".

Belgu u takua me stafin e Madridit në shkurt për ta shikuar situatën, edhe pse nuk është e qartë nëse një vendim përfundimtar është marrë aty.

Por, Hazard dhe përfaqësuesit e tij janë takuar para disa javëve me 32-vjeçarin që ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Madrid për arsye profesionale dhe personale derisa kontrata t'i skadojë.

Hazard është nën kontratë me Madridin deri në vitin 2024 duke qenë lojtari më i paguar në klub dhe gjithashtu ka vendosur përfundimisht të mos heq dorë nga paga e tij.

Reali pagoi 100 milionë euro për sulmuesin në vitin 2019 duke e blerë nga Chelsea, në një marrëveshje që me bonuse shkon deri në 160 milionë euro.

Hazard që është pensionuar nga kombëtarja e Belgjikës pasi bëri 126 paraqitje për shtetin gjithashtu e ka bërë prioritet jetën personale. Familja e tij është e kënaqur në Madrid dhe ky është shqetësimi numër një i sulmuesit. Në fakt edhe djali i tij, Leo, iu bashkua akademisë së klubit muajin e kaluar.

Raporti shton se Hazard nuk është në negociata me asnjë skuadër dhe nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare. Në dhomën e zhveshjes, Hazard vlerësohet lartë për humorin e tij nga bashkëlojtarët, mirëpo më nuk është në gjendje të garojë për vendin titullar.

Sipas "Opta", Hazard ka luajtur vetëm 37.6 për qind të ndeshjeve të Madridit në të gjitha garat (73 nga 199), duke qenë titullar vetëm në 21.6 për qind të tyre (43 nga 199).

Kësisoj, Hazard tani do të jetë futbollisti i radhës që del kundër dëshirës së Real Madridit për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” derisa kontrata t’i skadojë siç kanë bërë Mariano Diaz dhe Gareth Bale.

Lajme të ngjashme