Atdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner i Franco Fodas
Ish futbollisti Atdhe Nuhiu është bërë ndihmëstrajner i përzgjedhësit Franco Foda te Kombëtarja e Kosovës.
Një ndër golashënuesit më të mirë në historinë e Kosovës ka fituar përvojë si trajner te skuadra austriake Rheindorf Altach, ndërsa tani do të kontribuojë për “Dardanët”.
“Atdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner në Kombëtaren A. Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi ynë i njohur Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A”.
“Atdhe Nuhiu, me karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach. Emërimi i tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e tij dhe për sukseset e Kombëtares A”, njofton FFK-ja.
Ndërkohë, kujtojmë se ditë më parë edhe Hekuran Kryeziu e Anel Rashkaj u bën ndihmëstrajnerë në grupmoshat U21, respektivisht U19.