Atalanta refuzon ta shesë yllin e skuadrës te Liverpooli
Gazeta Tuttosport raporton se Atalanta nuk është e gatshme të ndahet me asnjërin nga yjet e skuadrës në janar, përfshirë edhe Ademola Lookman, që po kërkohet nga Liverpooli.
Gjigantët e Premierligës, Liverpool, kanë vënë në objektiv sulmuesin e Atalantas, Lookman, por La Dea nuk do të shesë asnjë nga yjet e tyre në afatin kalimtar të dimrit.
Gazeta Tuttosport pretendon se Atalanta tashmë i ka 'i thënë jo' një kërkese të Liverpoolit për sulmuesin 27-vjeçar.
Nigeriani u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024 dhe ka kontribuar në rezultatet mbresëlënëse të skuadrës nga Bergamo.

Lookman tashmë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Sezonin e kaluar, ai ndihmoi Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian duke shënuar një het-trik në finalen e Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusen.
Atalanta ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në Serie A dhe është lideri aktual i tabelës.
Lookman ishte në bisedime për t'iu bashkuar PSG-së verën e kaluar, por përfundimisht mbeti në Bergamo, ku kontrata e tij skadon në 2026.
Rivalët vendas të Liverpoolit, Manchester City, kanë synuar një tjetër yll të Atalantas, Ederson, por La Dea do ta mbajë brazilianin deri në fund të sezonit.