Atalanta në negociata me Milanin për De Ketelaere
Atalanta është duke prirë në garën për të nënshkruar me sulmuesin Charles De Ketelaere nga AC Milani, në një marrëveshje huazimi me opsion blerje.
“SportItalia” dhe “MilanNews” raportojnë se negociatat mes dy klubeve italiane janë tejet të avancuara dhe janë afër që ta mbyllin marrëveshjen.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Atalanta do të paguajë një vlerë të ulët për belgun derisa do t’i paguajë të gjitha pagat e lojtarit për një sezon, kurse në marrëveshje do të përfshihet opsioni i blerjes.
Tashmë është një numër i skuadrave që kanë shprehur interesim për De Ketelaere, por “Rossonerët” janë duke shpresuar të mos e shesin nën 35.5 milionë euro, aq sa paguan një vit më parë te Club Brugge.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 2, 2023
Fatkeqësisht për italianët, Club Brugge ka edhe 12 për qind të fitimit në shitjen e radhës, që do të nënkuptojë edhe më pak para për Milanin.
Real Socieadad gjithashtu ka shprehur interesim për lojtarin, pranë klubeve si Aston Villa, RC Lens, PSV Eindhoven dhe RB Leipzig.
Mirëpo, De Ketelaere preferon qëndrimin në Serie A prandaj preferon kalimin te Atalanta ku shpreson ta tregojë kualitetin që nuk arriti ta dëshmoi te Milani.