Atalanta fiton derbin ndaj Romës dhe merr kreun e tabelës
Atalanta ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e vështirë ndaj Romës, në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A.
Pavarësisht dominimit të plotë të Romës, Atalanta fitoi me rezultat minimal 0:1.
Vendasit e nisën më mirë duke rrezikuar disa herë në aspektin ofensivë, përmes Tammy Abraham dhe Pellegrinit, por u mungoi konkretizimi.
Atalanta në aksionin e parë të rrezikshëm arritën të kalonin në epërsi përmes Giorgio Scalvini, i cili shënoi nga afërsia pas një asistimi të shkëlqyer të Rasmus Hojlund (35').
Vetëm pesë minuta më vonë, Roma kërkoi penallti pasi Nicolo Zaniolo u rrëzua në zonë, por arbitri nuk akordoi 11-metërsh atë as duke mos e shikuar VAR-in.
Kësisoj, duke mos pasur më shumë raste pjesa e parë përfundoi në epërsinë e Atalantas.
Edhe në 45-minutëshin, Zaniolo kërkoi një tjetër penallti pas një tjetër faulli brenda 16-metërshi por arbitri prapë nuk akordoi penallti.
E pas kësaj, trajneri Jose Mourinho nuk kishte më nerva duke hyrë në fushë dhe ofenduar arbitrin, i cili nuk e fali aspak duke i dhënë direkt kartonin e kuq.
Në minutat e mbetur, Roma vazhdoi të sulmojë, por që Atalanta u mbrojt mjaftë mirë duke mos lejuar ndonjë befasi.
Vlen të ceket se në minutat e fundit të ndeshjes, Eldor Shomurodov kishte një rast të artë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Kështu, për Romën kjo është humbja e dytë në Serie A, ku tani renditët në pozitën e gjashtë me 13 pikë, derisa Atalanta merr kreun përkohësisht më 17 pikë të mbledhura.
Në xhiron e radhës, Roma do ta zhvillojë derbin si mysafir i Interit, derisa Atalanta e mirëpret në shtëpi Fiorentinën.