Aston Villa ia refuzoi ofertën për Duran, West Ham fokusohet te Armando Broja
West Ham ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Chelseas Armando Broja pasi Aston Villa ia refuzoi ofertën për Jhon Duran.
“Çekanët” janë fokusuar për të nënshkruar me një sulmues dhe po shpresonin që ta huazonin Duran deri në fundin e sezonit me opsion blerje.
Megjithatë, “Guardian” raporton se Villa e ka refuzuar ofertën pasi lojtari është në planet e Unai Emery, pavarësisht që s’ka luajtur shumë këtë sezon.
Kështu, West Ham ka kthyer vëmendjen te shqiptari që pëlqehet dhe nga klubet si Wolves dhe Fulham.
Chelsea është i hapur për shitjen e Brojës mirëpo kërkonte 50 milionë funte, edhe pse tani ka ndryshuar mendje dhe do ta lironte për 35 milionë funte derisa do ta pranonin edhe huazimin me opsion blerje.
22-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në Premierligë këtë sezon pas 13 paraqitjeve të zhvilluara, njësoi si sezonin e kaluar – ku zhvilloi 12 paraqitje para se të këpuste ligamentin.
Broja ka impresionuar sa ishte huazim te Vitesse dhe Southampton, mirëpo nuk dihet nëse West Ham do të ishte gati të shpenzonte 35 milionë funte për një lojar që ka shënuar vetëm 23 gola në 108 paraqitje në karrierë.