Aston Villa e refuzon ofertën e parë të Arsenalit për Watkins
Arsenali ka bërë një ofertë për qendërsulmuesi Ollie Watkins, mirëpo që Aston Villa e ka refuzuar.
Trajneri Mikel Arteta thuhet se është admirues i madh i anglezit dhe e ka bërë prioritet afrimin e 29-vjeçarit para se të mbyllet afati kalimtar dimëror.
“Daily Mail” raporton se Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për Watkins, që është refuzuar nga Villa mirëpo pritet edhe një ofertë tjetër e përmirësuar.
Watkins ka edhe tre vite kontratë të mbetur me skuadrën e Unai Emery, ndërsa mbetet i padiskutueshëm në formacionin titullar.
Sidoqoftë, anglezi nuk do ta refuzonte kalimin te Arsenali ngase edhe e ka pranuar se është tifoz i “Topçinjve” që kur ishte fëmijë.
“Është ëndrra, të luaj për Arsenalin një ditë. Por, është gjuajtje e gjatë”, kishte deklaruar lojtari më 2020.
Brenda klubit të Arsenalit e shohin sulmuesin si ideali që mund ta ndihmojë klubin londinez për të luftuar me Liverpoolin në garën për titullin kampion të Premierligës.
Villa megjithatë beson se është në një pozitë më të fortë shkaku që Arsenali ka pak ditë në dispozicion dhe mund ta lirojnë vetëm nëse ua plotësojnë të gjitha kërkesat.
Watkins ka realizuar 10 gola në 31 paraqitje këtë sezon, kurse një prej tyre erdhi në barazimin 2:2 ndaj Arsenalit në “Emirates”.