Aston Villa dominon dhe e mposht Man Cityn
Aston Villa i ka dhënë leksion Manchester Cityt, për ta mposhtur në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.
Edhe pse askush nuk e priste, vendasit dominuan në të gjitha aspektet për të fituar në fund me rezultat minimal 1:0.
Aston Villa ishte shumë më e rrezikshme duke dominuar në posedim dhe krijoi raste të shumta, mirëpo iu mungoi finalizimi.
Erling Haaland humbi dy raste të arta në fillim, me Emiliano Martinez që me super pritje ia mohoi golin.
Villa vazhdoi të dominonte edhe në pjesën e dytë, ku Leon Bailey realizoi një eurogol pas asistimit të Tielemenas (74’).
Pas një kohe të gjatë, Man Cityt nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë pasi kishte dy vetëm raste, në krahasim me 21 goditjet e skuadrës së Emery.
Kësisoj, Man City tani bie në pozitën e katërt në tabelë me 30 pikë derisa Aston Villa ia zë vendin e tretë, duke mbledhur 32 sosh.