Asistim fantastik nga Fernandes, shënon Marcus Rashford
Manchester United ka dyfishuar epërsinë në derbin që po e zhvillojnë ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.
Sulmuesi Marcus Rashford realizoi një gol fantastik pas një aksioni të shpejtë për të dyfishuar epërsinë.
E tëra nisi me Bruno Fernandes që me një asistim maestral gjeti anglezin, i cili dribloi deri tek mbrojtja dhe me një goditje fantastike e dërgoi topin brenda rrjetës.