“As unë nuk do ta thërrisja vetën” - Richarlison me deklaratë interesante pasi nuk u ftua nga Kombëtarja e Brazilit
Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, ka thënë se nuk është duke luajtur futboll të mirë aktualisht për skuadrën e tij. Kjo deklaratë e tij erdhi, pasi u mësua se nuk u ftua për ndeshjet e nëntorit të Kombëtares së Brazilit, ku ylli brazilian tutje tha se nuk do ta ftonte veten, me paraqitjet që ka bërë deri më tani.
Sulmuesi ka hasur në vështirësi për formën në veri të Londrës, duke shënuar vetëm pesë gola në 46 ndeshje për Spurs që nga transferimi i tij në 2022 nga Everton. Megjithatë, ai ka qenë më efektiv që kur Ange Postecoglou filloi ta përdorë atë si krahun e majtë dhe jo në mes, gjë që e ka ndihmuar të regjistrojë një gol dhe tre asistime në gjashtë ndeshjet e tij të fundit. Pavarësisht këtij përmirësimi, ai u hoq për derbin kundër Chelsea nga menaxheri australian dhe më pas u hoq nga lista e Brazilit të emëruar nga Fernando Diniz. Richarlison nuk do të jetë i disponueshëm për t'u përballur me Kolumbinë dhe Argjentinën përkatësisht më 16 dhe 21 nëntor, dhe tani ka pranuar se është dakord me vendimin e Diniz për ta lënë atë jashtë.

“Isha i trishtuar kur nuk u thirra, por e kuptoj Denizin”, tha Richarlison për ESPN pas ndeshjes me Chelsea. “Në vend të tij, as unë nuk do ta thërrisja vetën - nuk kam luajtur futboll të mirë, kam qenë nën maksimumin tim. Jam përmirësuar në ndeshjet e fundit. Por duhet të përmirësohem shumë për të veshur fanellën e kombëtares. Unë duhet të luaj. Duhet të ndihem mirë, duhet të jem 100 për qind dhe nuk kam qenë, mendoj se menaxheri bëri zgjedhjen e duhur.
"Djemtë po shkojnë mirë. Kështu që më takon mua të vazhdoj të punoj. Patjetër që do të kthehem. Nuk erdha këtu rastësisht. Më takon mua të punoj shumë çdo ditë dhe të futem në një ritëm këtu në Tottenham. Shpresoja të luaja këtu (kundër Chelseat) në një ndeshje të rëndësishme, një derbi. Dje, më thanë që nuk do të luaja, por kjo është pjesë e futbollit. Çdo lojtar dëshiron të thirret në ekipin kombëtar. Sigurisht, Unë shpresoja për ftesë, por tashmë e ndjeja se ishte koha për të pushuar.”
