As Shqipëria s’shpëton lehtë, UEFA e gjobit me 44 mijë euro FSHF-në
Shtëpia e futbollit UEFA e ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro, si pasojë e asaj që ndodhi ndaj Polonisë.
UEFA në këtë rast është treguar dorështrënguar, duke e gjobitur FSHF-në me 30 mijë euro për ndezjen e fishkëzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe akte dëmtuese ndaj Polonisë.
Ndërsa, 14 mijë eurot e tjera janë si pasojë e bllokimit të rrugëve publike.
Kjo padyshim është një gjobë e lartë, gjithnjë nëse krahasohet me dënimin e butë ndaj rumunëve, të cilët u gjobitën me vetëm 50 mijë euro pavarësisht thirrjeve dhe banerit “Kosova është Serbi”.
Ndërkohë, UEFA e ka udhëruar FSHF-në që edhe ta mbyll tribunën veriore dhe jugore për ndeshjet e ardhshme si vendas, mirëpo vendimi është pezulluar për një periudhë dyvjeçare.
Shqipëria ka bërë hapin e madh drejt kualifikimit në Kampionat Evropian dhe në tetor mund ta sigurojë “biletën” në dy përballjet jetike ndaj Republikës Çeke dhe Moldavisë.
Kujtojmë, të gjitha biletat për ndeshjen ndaj çekëve u shiten për vetëm tre orë, ku mbi 300 mijë persona kishin shprehur interesim për t’u pajisur me biletë.