AS: Raheem Sterling ishte shumë pranë kalimit te Real Madrid - NACIONALE

AS: Raheem Sterling ishte shumë pranë kalimit te Real Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Raheem Sterling ishte shumë pranë që ta kompletonte kalimin te kampioni i Evropës, Real Madrid, në edicionin e kaluar përpara se t'i bashkohej Chelseas.

Anglezi u largua nga Manchester City për 47.5 milionë funte duke iu bashkuar "Bluve" të Londërsa pasi u bind nga trajneri i atëhershëm Thomas Tuchel se transferimi në "Stamford Bridge" ishte hapi perfekt për karrierë.

Sidoqoftë, gjërat mund të ishin plotësisht më ndryshe për Sterling, me Real Madrid që provoi ta kompletonte transferimin e 27-vjeçarit në Spanjë, por nuk u realizua shkaku i disa rregullave të La Liga-s që nuk lejonte transferimin e lojtarëve nga Evropa.

Lojtarët si Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao nuk kishin pasaportë spanjolle atë kohë, prandaj nuk kishte vend për lojtarë me pasaporta jospanjolle.

Siç raporton mediumi spanjoll "AS", Manchester City e kishte ofruar anglezin te "Los Blancos" pasi u pajtuan me lojtarin se do të largohej nga kampioni i Premierligës pas plot shtatë viteve.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti gjithashtu ishte i interesuar për Sterling, por një gjë e tillë thjesht nuk ishte e mundur

Situata e njëjtë ndodhi edhe me qendërsulmuesin Gabriel Jesus që iu bashkua Arsenalit, por Real Madrid e kërkoi në të njëjtën mënyrë.

Së fundmi, Real Madrid mund të transferojë lojtarë nga Evropa pasi tre brazilianët kanë marrë pasaportën spanjolle, derisa mesfushori Jude Bellingham vlerësohet si prioriteti kryesor për verën e ardhshme.

Talenti anglez ka shënuar nëntë gola në 19 paraqitje për skuadrën gjermane, por ka vëmendjen edhe të gjigantëve të tjerë si Liverpool, Man City, Chelsea dhe Man United.

Sidoqoftë, thuhet se Real Madrid është shumë optimist për nënshkrimin e tillë me Dortmundin që është i hapur ta shesin, por kërkojnë mbi 100 milionë funte për 19-vjeçarin.

Gjithashtu ka pasur spekulime se Bellingham e vlerëson kalimin te Reali si i duhuri në karrierë, pasi që dëshiron të jetë pjesë e ‘katërshes në mesfushë’ me Fede Valverden, Eduardo Camavingan dhe Aurelien Tchouameni.

Lajme të ngjashme