Arteta zbulon momentin kur e dinte se Arsenali duhet të transferojë Sterlingun - NACIONALE

Arteta zbulon momentin kur e dinte se Arsenali duhet të transferojë Sterlingun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta thotë se vetëm 10 sekonda pasi bisedoi me sulmuesin Raheem Sterling e dinte se do të ishte transferimi i duhur për Arsenalin.

Sterling u përjashtua nga Chelsea në fazën parapërgatitore shkaku që s’ishte në planet e trajnerit Enzo Marescca, ndërsa në ditën e fundit të afatit veror kompletoi huazimin te “Topçinjtë”.

Arteta ka konfirmuar se e dinte që Sterlingu ishte i duhuri sepse anglezi po e priste thirrjen e skuadrës londineze.

“Ai duket mirë. Ka shumë energji, buzëqeshje në fytyrë”.

"Natyrisht që nuk kam nevojë të di asgjë tjetër për cilësinë dhe çfarë mund të sjellë në skuadër. Në jetën e tij personale shumë gjëra kanë ndryshuar, por me lojtarin jam befasuar shumë. Telefonata e parë që pata me të, unë e dija që në dhjetë sekondat e para duhet ta sjellim sepse donte vërtet”.

"Kjo ishte pikëpyetja ime e vetme “në çfarë faze është në karrierë?” Por pas 10 sekondash, e dija që përpara pyetjeve të radhës që kishim nevojë për të këtu”.

"Ajo që shoh është uria. Është një lojtar që dëshiron të luajë çdo minutë të çdo ndeshje. Kur nuk është kështu, nuk është i lumtur. Dëshiron të luajë çdo ditë dhe unë e shoh këtë.

"Angazhimi dhe niveli i energjisë që po sjell në ekip është një nxitje e madhe. Mund ta ndjeni duke ecur nga dera. Ne jemi më mirë me të. Do të na bëjë më të mirë”.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Sterling do të jetë titullar në derbin ndaj Tottenhamit.

Lajme të ngjashme