Arteta: U kthyem në garë për titull - NACIONALE

Arteta: U kthyem në garë për titull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta thotë se janë kthyer në garë për titull, pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat.

“Topçinjtë” fituan me përmbysje ndaj Tottenhamit me rezultat 2:1, sfidë që në fakt e dominuan nga fillimi.

Arteta është ndarë i kënaqur me këtë triumf, ndërsa deklaroi se janë kthyer në garën për titull.

“Po u kthyem në garë për titull. Ka shumë për të luajtur. Mund ta shohim sa e vështirë është për secilën skuadër”.

“Ishim sensacional. Ishim jashtëzakonisht të mirë ndaj Unitedit dhe disi humbëm”.

“Kështu duhet të reagosh në këtë situatë. Djemtë donin më shumë, dëshironin të testoheshin dhe të dilnin në fushë. Jemi bërë shembull të madh, të luash pas 72 orëve edhe pse zhvilloi 120 minuta të dielën”.

“Të luajmë lojën më të mirë të sezonit para njerëzve tanë, ishte test, kemi kurajë. Nga minuta e parë, e merituam plotësisht fitore”".

Arsenali tani është katër pikë prapa Liverpoolit, por që “Reds” kanë një sfidë më pak të zhvilluar kundër Evertonit.

Lajme të ngjashme