Arteta tregon se a është afër të kthehet Gabriel Jesus nga lëndimi
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se rikthimi i sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus, është shumë afër, pas një dëmtimi që pati një gjurin e tij në Kupën e Botës me kombëtaren.
Ndeshja e fundit e brazilianit për topçinjtë ishte fitorja 2:0 kundër Wolves në Molineux më 12 nëntor.
Ai u paraqit në të gjitha ndeshjet e grupit të Brazilit në Kupën e Botës përpara se të merrte lëndimin që kërkonte operacion.

Jesus zbuloi në fund të janarit se shpresonte të kthehej në fushë pas 'katër ose pesë' javësh, një afat kohor për të cilin shpresonte edhe Arsenali.
Trajneri spanjoll, Arteta, e ka përballuar në mënyrë të mrekullueshme mungesën nënshkrimit të afatit të verës prej 52 milionë eurosh, por duket se ai nuk do të jetë pa 25-vjeçarin edhe për shumë kohë.
“Ai nuk është larg tani. Nuk dua të jap një afat kohor, por ai po bën disa gjëra me ekipin dhe disa gjëra individuale”, tha Arteta në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të premten.
“Ai nuk është shumë afër, por nuk është shumë larg. Mjekët janë të sigurt se si ai po përparon.
“Ka qenë shumë e drejtpërdrejtë. Në fillim ishim mjaft të shqetësuar dhe fatmirësisht nuk ishte aq keq. Gabi e ka kaluar këtë më parë, mentaliteti i tij është i jashtëzakonshëm dhe skuadra ka bërë një punë vërtet të mirë me të.”
Eddie Nketiah ka zëvendësuar në mënyrë të mrekullueshme mungesën e Jesusit dhe nënshkrimi i janarit Leandro Trossard mori një rol të sulmuesit të rremë në dy ndeshjet e fundit të ligës.
Ndërsa Jesus është padyshim zgjedhja e parë e Artetës për të udhëhequr sulmin, spanjolli la të kuptohet se ai do ta trajtojë sulmuesin me kujdes, por pranon se braziliani duhet të luftojë ende për vendin e tij në ekip.
Arteta shtoi: “Ndoshta kjo nuk do të ishte e drejtë për të, sepse kur ishte në ekip ai ishte fenomenal. Por kur të kthehet si gjithë të tjerët, do të duhet të fitojë vendin e tij në ekip.”

Arsenali pret Bournemouth të shtunën, duke synuar të ruajë diferencën e saj prej pesë pikësh ndaj Manchester City që përballet me një skuadër të fortë si Newcastle United.


