Arteta: Sot jemi kandidat për titull
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta për herë të parë e ka konfirmuar se janë kandidat për titull pas fitores ndaj Chelseas.
Arsenal shënoi një fitore shumë të madhe në derbin ndaj rivalit lokal Chelsea, në "Stamford Bridge" me rezultat minimal 0:1.
Pas ndeshjes, Arteta theksoi se momentalisht ndodhën në garë për titull, por gjërat mund të ndryshojnë.
"Jemi në garë për titull sot. Por, në futboll sot dhe nesër janë shumë të ndryshme. Prandaj le ta shijojmë fitoren sonte".
Arsenal rimori kreun, pasi Man City dje me mund triumfoi ndaj Fulhamit, duke zhvilluar një paraqitje të shkëlqyeshme ndaj "Bluve" të Londrës.
Arteta tutje theksoi: "Çfarë arritje fantastike është ta shohim skuadrën duke bërë një hap përpara. Ishim nën presion sepse mund ta humbnim pozitën e kreut".
"Ishim të përgatitur për këtë ndeshje dhe fitore, por kuptohet se është histori tjetër të fitojmë këtu. Jam shumë i lumtur sepse kemi bërë hapin e duhur".
Por, pastaj ai refuzoi të komentojë garën me skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester City.
"Bëj diçka: Shiko këto gjashtë vitet e fundit se çfarë ka bërë Manchester City".
"Me trajnerin më të mirë në botë, skuadrën më të mirë në botë. Ata e kanë treguar vazhdimisht këtë në secilin kompeticion të mundshëm".
"Duhet të jemi shumë respektues. Jemi duke bërë shumë më mirë si skuadër dhe garojmë edhe më shumë. Jemi duke gjetur vërtet rezultate pozitive, por kjo është maratonë shumë e gjatë".
Ndërkohë, fitoren e Arsenalit e pranoi edhe trajneri i Chelseas, Graham Potter.
"Nuk jemi në moment fantastik derisa flasim. Pavarësisht që nuk është mirë të thuhet, Arsenal e meritoi fitoren".
"Kam qenë këtu që tetë javë dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Jam i sigurt se nëse shikoni tregimin e Arsenalit, ku kanë qenë dhe ku janë tani pas dy vitesh, është shumë më ndryshe".
"Jemi në fillimin e procesit. Mund të thuash se Arsenal është përpara se ku janë duke punuar dhe mënyrën si janë duke punuar bashkë. Kanë më shumë pikë, më shumë besim dhe strukturë të mirë".