Arteta shumë i shqetësuar për lëndimin e Salibas
Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka pranuar se është shumë i shqetësuar për lëndimin që ka pësuar mbrojtësin Willian Saliba.
Francezi mungoi në barazimin 2:2 ndaj Aston Villas, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se për sa kohë do të mungojë.
Arteta ka konfirmuar se ditët e ardhshme do të mësohet më në detaje për lëndimin e Salibas, por mbetet i shqetësuar shkaku i lëndimeve të shumta në skuadër.
“Nesër do të kemi më shumë informata, do të bëjmë një tjetër test dhe do të kemi më të qartë”.
“A je i shqetësuar? Po sigurisht, sidomos me numrat që kemi në skuadër dhe duke parë stolin tonë, jam vërtetë i shqetësuar”.
Mbrojtja është shqetësimi më i madh për Artetan shkaku që ishte edhe pa Riccardo Calafiorin, Ben White dhe Takehiro Tomiyasu në udhëtimin për te Villa. Thomas Partey, që ka pozitën e mesfushorit u detyrua të luante si mbrojtës i krahut të djathtë.
Përpos mbrojtjes, Arsenali ka vështirësi edhe në sulm shkaku që Bukayo Saka e Gabriel Jesus do të mungojnë për një periudhë të gjatë, kësisoj ekziston mundësia të jenë aktiv në afatin e dimrit.