Arteta shpjegon pse po e zëvendëson vazhdimisht Martin Odegaardin
Trajneri Mikel Arteta ka shpjeguar pse është duke vazhduar ta zëvendësojë kapitenin e Arsenalit Martin Odegaard.
Norvegjezi ishte çelësi në garën për titull që bëri Arsenal vitin e kaluar, duke regjistruar 15 gola dhe tetë asistime në 37 paraqitje.
Sidoqoftë, kohëve të fundit s’ka bërë paraqitje të nivelit ë të mirë derisa Arteta e zëvendësoi pas 73 minutave në fitoren e fundit ndaj Sevillas, derisa të njëjtin veprim e kishte bërë edhe ndaj Chelseas ku e largoi pas 78 minutave lojë.
Arteta para ndeshjes ndaj Sheffield Unitedit i pyetur për këtë situatë deklaroi: “Mund të jetë e lidhur me paraqitjen”.
“Gjithashtu mund të jetë e lidhur me taktikat, si shkon ndeshja dhe nëse mendoj se dikush mund të përshtatet më mirë”.
“Ndonjëherë na duhet më shumë freski në skuadër sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe na duhet shumë energji në minutat e fundit”.
“E kemi diskutuar. Të mbërrijmë në nivelin që lojtarët tanë paraqiten është shumë e vështirë. Nuk ka ndodhur më parë në Premierligë. Duhet ta shohim këtë situatë”.
“Bëhet fjalë për formën dhe ta vendosim në pozita më të mira, të bëjmë gjëra më të mira që ta ndihmojmë, që ta tregojë kualitetin”.
“Kanë luajtur shkëlqyeshëm shumë minuta dhe është shkaktari i kësaj”.