Arteta për dështimet në transfere: Jemi të zhgënjyer
Trajneri Mikel Arteta e ka pranuar se ndihen të zhgënjyer me Arsenalin që dështoi të përforcohet në afatin kalimtar dimëror.
“Topçinjtë” nuk morën ndonjë transferim të lirë, pavarësisht që iu nevojiten shkaku i garës për titullin kampion në Premierligë, si dhe ëndrrën për ta fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.
Arsenali prioritet e kishte afrimin e një qendërsulmuesi, ku Aston Villa ia refuzoi ofertën për Ollie Watkins, kurse Mathys Tel zgjodhi Tottenhamin.
“Kishim synime të qarta se në secilën afat dimëror t’i shikojmë mundësitë për t’u përmirësuar në skuadër me lojtarët që mund të na nevojiten”.
“Nuk e kemi arritur prandaj jemi të zhgënjyer në këtë aspekt, por jemi në dijeni se duam të sjellim vetëm disa lojtarë dhe duhet të jemi të disiplinuar në këtë aspekt”.
Arsenali ofroi 60 milionë euro për shërbimet e Watkins, mirëpo që Aston Villa e refuzoi shkaku se është i vetmi qendërsulmues në skuadër pasi Jhon Duran kaloi te Al Nassr në Arabinë Saudite.
Arsenali u interesua edhe për talentin Reis, megjithatë ky i fundit në fund kaloi te rivali, Manchester City.
Kujtojmë, Arsenali rikthehet në aksion këtë të mërkurë në gjysmëfinalen e EFL Cup ndaj Newcastle United, ku e humbën përballjen e parë me rezultat 2:0.