Arteta: Odegaard e Saka do të mungojnë, por do të fluturojmë ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Arteta: Odegaard e Saka do të mungojnë, por do të fluturojmë ndaj Liverpoolit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta është mese i sigurt se Arsenali do të fitojë ndaj Liverpoolit, pavarësisht se do të jetë pa dyshen Martin Odegaard e Bukayo Saka.

Mungesa e dy yjeve tashmë po vërehet shumë te skuadra londineze, të cilët pësuan humbje te Bournemouthi ndërsa të martën mezi mposhtën Shakhtarin në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së djeshme, Arteta konfirmoi se Bukayo Saka e Martin Odegaard më shumë gjasë nuk do të rikthehen në vikend, por është optimist i madh për përballjen ndaj Liverpoolit.

Më besoni, të dielën kundër Liverpoolit ne do të fluturojmë. Më besoni për këtë”.

“Calafiori? Është pak shqetësuese mënyra si ka dalë jashtë. Do të shohim”.

“Bukayo Saka kundër Liverpoolit? Nuk besoj... nuk ka stërvitur me ne që kur lëndimi ndodhi”.

“Odegaard? Nuk mendoj ashtu”, deklaroi Arteta, i cili konfirmoi lëndimet e të tre yjeve.

Mbetet të shihet nëse këto vërtetë janë lëndime apo po përdorë stilin e Pep Guardiolas, i cili zakonisht kishte deklaruar se një lojtar do të mungojë, por po në atë ndeshje shpesh e kemi parë titullarë.

Arsenali përndryshe është nikoqir i Liverpoolit të dielën me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme