Arteta me dorën e “hekurt”, plot shtatë lojtarë në shitje - NACIONALE

Arteta me dorën e “hekurt”, plot shtatë lojtarë në shitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali është i hapur për të dëgjuar oferta për plotë shtatë lojtarë gjatë afatit të ardhshëm veror.

Trajneri Mikel Arteta ka mbështetur bordin e Arsenalit që ta rrisin buxhetin duke shitur disa nga lojtarët rezervë dhe të përforcohen në verë.

Gabriel Jesus ka qenë i lidhur me një largim nga Arsenali, por që Arteta e ka mohuar mundësinë që braziliani të vendoset në shitje.

Megjithatë, “Sunday Mirror” raporton se Arsenali ka vendosur shtatë lojtarë dhe ata janë: Aaron Ramsdale, Eddie Nkeitah, Emile Smith Rowe, Reiss Nelson, Kieran Tierney, Nuno Tavares dhe Albert Sambi Lokonga.

Arsenali ndër të tjera do ta konsiderojë edhe shitjen e Thomas Partey, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale.

Smith Rowe ka marrë vëmendjen e Aston Villas në të kaluarën, pra në vitin 2021, ku Arsenali refuzoi një ofertë në vlerën e 30 milionë funteve.

Ramsdale pritet të bëhet largimi i parë meqenëse s’është i kënaqur me pozitën e portierit rezervë dhe ekziston mundësia t’i bashkohet rivalit Chelsea, ose Newcastle Unitedit.

Arsenal pret të fitojë mbi 100 milionë euro nga këto shitje, ndërsa klubi i ka premtuar Artetas edhe 200 milionë euro tjera që të bëjë përforcimet e radhës në afatin veror, me shpresën që të luftojë me Manchester Cityn sërish për titullin kampion, e pse jo edhe të tentojë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Lajme të ngjashme