Arteta: Kemi ardhur për fitore ndaj Interit - NACIONALE

Arteta: Kemi ardhur për fitore ndaj Interit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta thotë se janë në gjendje për ta mposhtur Interin.

“Topçinjtë” do të përballen me skuadrën italiane pas një humbje në vikend, me synimin që të këndellen.

Arteta e ka pranuar se tashmë po e ndjen presionin, megjithatë beson se mund t’i marrin pikët e plota në “Giuseppe Meazza”.

“Presion? Absolutisht. Kemi ardhur në Milano për të provuar të fitojmë. Luajtën para dy viteve në finalen e Ligës së Kampionëve, pra janë ndeshje që dëshiron të luash”.

Interi ka identitet të fortë dhe e tërë mirënjohja shkon për trajnerin e tyre. E di si t’i vendosë lojtarët në mënyra të paparashikueshme, është sfidë që e kemi edhe në Premierligë. Të shohim si do të përshtatemi nesër”.

Arteta ndër të tjera konfirmoi se mesfushori Declan Rice mungon shkaku i një lëndimi ndërsa është i lumtur që u rikthye Martin Odegaard.

“Lajmi pozitiv është rikthimi i Martin. Ka stërvitur me ne për herë të parë sonte. Është mirë që e kemi këtu dhe të shohim si do ta përdorim nesër”.

Declan fatkeqësisht pësoi lëndim ndaj Newcastle. Nuk ishte në gjendje për t’i përfunduar stërvitjet dhe nuk u ndje mirë këto ditë. Do të shohim të enjten nëse është gati për Chelsean”.

Lajme të ngjashme