Arteta jep detaje për lëndimet e Calafiorit dhe Timberit - NACIONALE

Arteta jep detaje për lëndimet e Calafiorit dhe Timberit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka dhënë indikacione se mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Jurrien Timber do të jenë gati për sfidën hapëse së Arsenalit ndaj Wolvesit në Premierligë.

Të dy lojtarët munguan në fitoren e thellë të “Topçinjve” 4:1 ndaj Bayer Leverkusenit, që ishte miqësorja e parafundit para sezonit të ri në kampionatin anglez.

Sidoqoftë, Arteta ka larguar frikën nga tifozët sa i përket dyshes mbrojtëse.

“Jurrien kishte pak shqetësime në këmbë në ditët e fundit. Natyrisht me sasinë e kohës që ka qenë jashtë, nuk donim të rrezikonim. Sa i përket Riccardo, kaq shumë i ndodhi atij në një javë”.

"Ka ardhur në një mjedis të ri me metodologji të ndryshme, stërvitje të ndryshme dhe ne po ia dalim dhe duam ta bëjmë ngadalë për ta arritur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë që të dielën të jetë në dispozicion për të luajtur disa minuta”, deklaroi tekniku spanjoll.

Lëndimi i Timber thuhet se s’është serioz, andaj pritet edhe të luajë në miqësoren e fundit kundër Lyonit, pas katër ditëve.

Arsenali ndërkohë është duke kërkuar edhe një sulmues para se të mbyllet afati veror, megjithatë fillimisht duhet ta shesin Eddie Nkeitah, që lidhet me një kalim te Marsielle.

Lajme të ngjashme