Arteta i lë faj topit për humbjen e Arsenalit ndaj Newcastle Unitedit - NACIONALE

Arteta i lë faj topit për humbjen e Arsenalit ndaj Newcastle Unitedit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mikel Arteta ka thënë se topi ishte faktor kyç se pse Arsenali u mposht 2:0 në gjysmëfinalen e parë të EFL Kupës nga Newcastle Unitedi.

Golat nga Alexander Isak dhe Anthony Gordon e vendosën skuadrën e Eddie Howe në një pozicion komandues përpara ndeshjes së kthimit më 5 shkurt. Topçinjtë humbën disa raste në pjesën e parë, ndërsa dështuan të gjuanin në drejtim të portës gjatë pjesës së dytë.

I pyetur se çfarë mund të bënte për të shmangur që rastet e humbura të shndërroheshin në një problem psikologjik, Arteta iu referua ndryshimit të topit sipas rregulloreve, me topin Puma të përdorur në vend të topit të rregullt Nike.

"Thjesht provoni t'u tregoni, jepini këshilla se çfarë mund të bëjmë më mirë," tha Areta. "Unë mendoj se kemi goditur shumë topa mbi shtyllë dhe është e ndërlikuar: ky top fluturon shumë. Ne e diskutojmë këtë gjithashtu, kështu që ka detaje që mund të bëjmë më mirë. Por në fund, kjo është e shkuar tashmë dhe nuk ka rrugë prapa dhe duhet të bëhemi gati për ndeshjen e radhës. Kjo është bota jonë”.

I shtyrë se çfarë ishte çështja me topin, Arteta vazhdoi: "Është thjesht ndryshe, shumë ndryshe me topin e Premierligës dhe duhet të përshtateni me atë sepse fluturon ndryshe. Kur e prekni, edhe kapja është shumë e ndryshme dhe ju duhet të përshtateni."

Arteta ishte pjesë e stafit stërvitor të Manchester Cityt kur Pep Guardiola u ankua për topin pas një barazimi në raundin e katërt në tetor 2017. Guardiola pretendoi se "të shënosh me atë top është një mrekulli" e atë kohë përdorej topi 'Mitre'. Pas penalltive Manchester City mposhti Wolves 4:1, ndërsa koha e rregullt ishte barazim pa gola.

EFL më vonë nxori një deklaratë ku thuhej: "Topi Mitre i përdorur në Kupën Carabao të këtij sezoni është saktësisht i të njëjtit specifikim teknik si topat e përdorur në Sky Bet EFL dhe Checkatrade Trophy, të cilët të gjithë janë testuar në përputhje me FIFA Quality Programme for Footballs dhe plotëson standardin FIFA Quality Pro.

“Të gjithë topat e përdorur në lojën profesionale duhet të plotësojnë këtë standard”.

Lajme të ngjashme