Arteta i impresionuar: Gabriel Jesus ka ndryshuar, energjia e tij është ndryshe - NACIONALE

Arteta i impresionuar: Gabriel Jesus ka ndryshuar, energjia e tij është ndryshe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka mbetur i befasuar me mënyrën si ka ndryshuar Gabriel Jesusi, duke bërë të ditur se pret shumë nga braziliani.

Jesus shënoi vetëm katër gola në 27 paraqitje sezonin e kaluar, mirëpo që realizoi në miqësoren ndaj Bayer Leverkusenit të mërkurën.

Sidoqoftë, në bazë të paraqitjeve në parapërgatitje, Arteta ka mbetur i impresionuar nga Jesus, ndërsa pret që të jetë shumë konsistent këtë vit.

“E kam thënë nga dita e parë, ndjenja e parë kur e pashë pasi fola me të në fundin e sezonit, është që diçka ka ndryshuar”.

“Mund ta ndjeja. Energjia ishte ndryshe, mënyra si duket është ndryshe, si po lëviz... Ai vërtetë dëshiron”.

“Tani ka të bëjë me vazhdimësinë, ndaj secilit kundërshtar, kundër çdo formacioni, çdo ditë, çdo tre ditë, për 90 minuta, 30 apo 70”.

“A mundet ta bëjë këtë në të gjitha rrethanat? Duket mirë”, deklaroi ai.

Përndryshe, Arsenali do ta zhvillojë edhe një miqësore ndaj Lyonit e pastaj ta nis rrugëtimin për të fituar trofe sivjet. Objektivi kryesor mbetet titulli i Premierligës, trofe që s’e ka fituar që nga viti 2003.

Lajme të ngjashme