Arteta e konfirmon, Gabriel Jesus i gatshëm për t’u rikthyer në fushë për Arsenalin
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka konfirmuar se ylli brazilian, Gabriel Jesus, është shumë afër për ta bërë rikthimin në fushë për topçinjtë, pas një lëndimi që pati në këmbë, që ia pamundësoi të luante nga fillimi i sezonit të ri.
Arteta ka konfirmuar se Jesus është “gati” për përballjen me Fulham këtë fundjavë, pasi iu nënshtrua një operacioni muajin e kaluar. Në atë kohë, spanjolli tha se sulmuesi do të humbiste disa javë, por tani duket se ai është kthyer më herët seç ishte pritur.

Arteta u tha gazetarëve: "Ai është gati të luajë". I pyetur nëse mund të startojë kundër rivalëve londinez të klubit, shefi i Topçinjve u përgjigj: "Do të shohim".
Arsenali e ka hapur sezonin e ri të saj me dy fitore, duke mposhtur Nottingham Forest 2:1 dhe Crystal Palace 1:0 dhe do të shpresojë të bëjë tri fitore nga tre ndeshje këtë fundjavë. Kthimi i Jesus në formacionin fillestar do të ishte një nxitje e madhe, pasi ai deri më tani ka shënuar 11 gola në 33 ndeshje që nga transferimi i tij nga Manchester City.

Të gjithë sytë do të jenë te lista e skuadrës kur Arsenali të mirëpresë Cottagers në Emirates.
