Arteta: Duam ta fitojmë Superkupën e Anglisë - NACIONALE

Arteta: Duam ta fitojmë Superkupën e Anglisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta thotë se Arsenal synon ta fitojë Superkupën e Anglisë.

“Topçinjtë” do të përballen me kampionin e Evropës për Superkupën e Anglisë të dielën, ku do të nis më fillim nga ora 17:00.

Para ndeshjes, Arteta ka folur për faqen zyrtare të klubit duke treguar se objektivi i vetëm është titulli.

“Jemi krenar që po luajmë në Superkupën e Anglisë në stadiumin Wembley. Kjo është ndeshje e dy klubeve që patën një vit të mirë, me një traditë në kalendar para sezonit të ri. Sigurisht është mundësi e mirë që tifozët të vijnë në Wembley para se të nis Premierliga”.

“Superkupa është trofe. Kur është një trofe në tavolinë, dëshiron ta fitosh. Ky do të jetë objektivi ynë kundër Man Cityt. Sigurisht e dimë kundër kujt jemi sonte”.

“Kemi respekt për Cityn dhe arritjet në sezonin e kaluar. Për mua kanë arritur nivelin së bashku me Liverpoolin, në gjashtë vitet e fundit liga ka mbërritur diku që nuk ka ndodhur më parë. E kanë bërë këtë në përgjithësi pra liga është më lartë se 20 vitet e fundit. Pra për ta fituar Premierligën, të duhen 96 ose 100 pikë”.

“Ka qenë një afat i lodhur për të gjitha klubet. Shijuam një parasezon në Amerikë, ishte mundësi e mirë për t’i takuar mbështetësit dhe të punojmë në kushtet të mira me transferimet e reja”.

“Sigurisht sa më skuadra të forta, më garuese është liga, pra këtë vit do të jetë edhe më e madhe se vitin e kaluar”.

“Do të jetë ndeshje e mirë në Wembley. Në dy ndeshjet e fundit që isha si trajner këtu nuk kishte mbështetës, prandaj do të jetë shumë mirë që të jemi në këtë vend së bashku”.

Ndeshja nis në ora 17:00.

Lajme të ngjashme