Arteta dëshiron ta përdorë Kai Havertzin në pesë pozita të ndryshme te Arsenali - NACIONALE

Arteta dëshiron ta përdorë Kai Havertzin në pesë pozita të ndryshme te Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta po mendon ta përdorë sulmuesin Kai Havertz në disa pozita te Arsenali sapo ta transferojnë nga Chelsea.

Tekniku spanjoll duket se e ka bindur gjermanin ta lërë Chelsean për rivalin lokal, pavarësisht që oferta e parë zyrtare e “Topçinjve” u refuzua.

Sipas ESPN, Havertz ia ka bërë të qartë Chelseas se nuk do ta rinovojë kontratën, që skadon në vitin 2025 dhe tani është i hapur t’i bashkohet Arsenalit.

Raporti shton se Arteta ka pasur rol kyç duke e bindur lojtarin pasi i ka thënë se mund të luajë në disa pozita, përfshirë si numër 8, 10, qendërsulmues ose edhe në dy krahët e sulmit.

Havertz ka mbetur i kënaqur me këtë projekt të Arsenalit, sidomos pasi i pa duke luftuar deri vonë për titullin kampion në edicionin që lamë pas.

Sidoqoftë, Chelsea thuhet se kërkon rreth 70 milionë funte për gjermanin, çmim të cilin Arsenali nuk është në gjendje ta paguajë.

24-vjeçari kaloi te “Blutë” në një marrëveshje 85 milionë euro nga Bayer Leverkuseni në vitin 2020, por që asnjëherë s’e dëshmoi çmimin e lartë.

Arsenal përpos Havertz po tenton ta kompletojë sa më parë transferimin e kapitenit të West Hamit, Declan Rice derisa Chelsea është nën presion që t’i shesë disa futbollistë që ta balancojë gjendjen ekonomike meqenëse shpenzuan 600 milionë euro në transferime vitin e kaluar.

Arsenali e ka kryer marrëveshjen me gjermanin ngase kanë pranuar ta paguajnë 220 mijë funte për javë, aq sa fiton te Chelsea momentalisht.

Lajme të ngjashme