Arsyet kryesore pse Leo Messi s’u kthye në Barcelonë dhe zgjodhi Miamin - NACIONALE

Arsyet kryesore pse Leo Messi s’u kthye në Barcelonë dhe zgjodhi Miamin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fund të fundit Lionel Messi nuk do të kthehet në Barcelonë, dhe arsyet janë pak a shumë të ngjashme me ato që e detyruan të largohet në radhë të parë.

Messi është lojtar i lirë këtë verë, pasi Paris Saint-Germaini njoftoi se ai do të largohet pas përfundimin të marrëveshjes dyvjeçare këtë muaj.

Superylli argjentinas do të nënshkruajë me Inter Miamin në MLS të Shteteve të Bashkuara.

Për të primar ishte kthimi në Barcelonë, por kjo ishte e pamundur për shkak të telasheve financiare të klubit katalonas, pavarësisht zotimeve të presidentit Joan Laporta.

Barcelona nuk i ka bërë asnjë herë ofertë zyrtare Messit.

Për ta pritur ofertën, Messi, 35 vjeç, i kishte kërkuar Barçës garanci se ajo do të ishte në gjendje ta regjistronte si lojtar të vetin. Por ato garanci s’i mori kurrë.

Barça madje nuk ishte në gjendje t’i garantonte se do të mundë ta regjistronte pas gushtit.

Rregullat e reja financiare të La Ligës ia bënë Barcelonës të pamundur çfarëdo plani për ta kthyer Messin në Camp Nou.

Ai ishte larguar nga Barcelona në verën e vitit 2021 pasi klubi nuk ishte në gjendje ta regjistronte, edhe pse gjithçka ishte gati për vazhdimin e kontratës. Ai u largua me lot në sy.

Messi donte të vazhdonte në Evropë për të paktën edhe një sezon, por pasi nuk mori asnjë ofertë të kënaqshme, ai kishte dy zgjidhje Inter Miamin apo Al Hilalin në Arabinë Saudite.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e zgjodhi klubin e ligës amerikane Major League Soccer.

Arsyet pse e zgjodhi atë para klubit saudit janë disa, përfshirë stili i jetës dhe një marrëveshje me markat e mëdha përtej futbollit.

Messi ka edhe shtëpi në Miami, të cilën e ka lëshuar me qira.

Ai e fitoi titullin në Ligue 1 në dy sezonet e tij në PSG, por nuk arriti më larg se rrethi i 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, që nënkupto se koha e tij në Francë nuk u vlerësua si sukses i madh.

Kampioni i Botës me Argjentinën i shënoi 32 gola në 75 ndeshje për PSG-në dhe e mbaroi këtë sezon me 16 gola e 16 asiste në ligë.

Lajme të ngjashme