Arsyet e sezonit të dobët të Leo Messit në PSG - NACIONALE

Arsyet e sezonit të dobët të Leo Messit në PSG

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi u largua nga Barcelona në verë dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit, me të cilin e përjetoi sezonin më të dobët në karrierë, apo nën mesataren e vet. Messi duhej të mësohej me kulturën franceze në Ligue 1 dhe me stilin e lojës së trajnerit Mauricio Pochettino.

Prandaj, nëse i shikojmë statistikat individuale të Messit në sezonin e tij debutues për PSG-në, mund të vërejmë se ato janë shumë të dobëta krahasuar me sezonet e tij në Camp Nou.

Shkolla e Trajnerëve MBP e ka analizuar rënies e formës së Messit dhe procesin e adaptimit të tij në kryeqytetin francez.

Analiza

Së pari, do ta analizojmë rolin që Messi e ka pasur në sulmin e PSG-së këtë sezon. Sulmuesi argjentinas ka luajtur si anësor i djathtë në formacionin e Pochettinos, megjithëse ka pasur lirinë ta marrë rolin e organizatorit të lojës më shumë.

Fakti se Messi është marrë më shumë me ndërtimin e lojës së PSG-së ka ndikuar keq në mundësitë e tij për të shënuar gola.

Për dallim nga koha e tij në Barcelonë, Messi e ka luajtur një rol më të rëndësishëm në organizimin e lojës së PSG-së nga mesfusha.

Së dyti, duhet marrë parasysh nëse stili i lojës së PSG-së ia ka rritur apo jo cilësitë argjentinasit, apo në anën tjetër, a ia ka bërë më të vështirë paraqitjet individuale atij.

Kylian Mbappe, Angel Di Maria dhe madje Neymar janë lojtarë që lëvizin shpejt në kundërsulme. Në anën tjetër, Messi nuk është më lojtar që mbizotëron në ato situata për shkak të moshës.

Prandaj, mund të vijmë në përfundim se stili i lojës së PSG-së ka ndikuar keq në karakteristikat e Messit duke nxitur sulme të shpejta e jo lojë me posedim të topit.

Së treti, një faktor tjetër që ka ndikuar që Messi të ketë statistika të dobëta është edhe mbizotërimi i Mbappes në stilin e lojës së PSG-së.

Ka ndodhur në të kaluarën me Messin dhe Neymarin në Barcelonë, apo në Real Madrid me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman. Kur një ekip e ka një lojtar të nivelit aq të lartë, kjo ndikon në mënyrë indirekte tek lojtarët e tjerë të ekipit, sepse shumë shpesh lojtar orientohet gjithmonë kah ylli i skuadrës.

Megjithatë, duhet të pranojmë se Messi e ka kuptuar rolin e vet në ekip, duke i regjistruar plot 13 asiste në ligë këtë sezon.

Dhe së katërti, njëri prej faktorëve që ka ndikuar më së keqi te Messi është evoluimi i vazhdueshëm i futbollit. Për dallim nga vitet e kaluara, futbolli i tanishëm është shumë më fizik, që nënkupton se kontributi i 34-vjeçarit në sulmin e PSG-së është ulur.

Përfundimi

Edhe pse procesi i përshtatjes në një klub të ri, stili i ri i lojës dhe mjedisi i ri kanë ndikuar në paraqitjet e Messit, ka pasur shumë faktorë të tjerë që kanë shkaktuar një rënie në numrin e golave të tij.

Megjithatë, duhet ta përcjellim edhe sezonin e tij të dytë në PSG për ta bërë një përfundim më të saktë.

Lajme të ngjashme