Arsenali vlerësohet se ka vetëm afro 3 për qind shanse për ta fituar Premierligën
Arsenali nuk është më ndër favoritët për ta fituar Premierligën, ku në fakt shanset që shpallet kampion i janë vlerësuar me vetëm 2.8 për qind, sipas “Opta”.
Kampionati anglez është bërë tejet interesant me tre skuadra që po prinë në tabelë, Liverpool, Man City, Arsenal derisa edhe Aston Villa po bën befasi.
Megjithatë, e përditshmja e statistikave “Opta” i ka dhënë vetëm 2.8 për qind shanse Arsenalit që të shpallet kampion
Favorit i padiskutueshëm është Man City me plot 63.8 për qind shanse, ku sipas tyre pritet të bëhen skuadra e parë angleze që e fiton titullin e Premierligës për të katërtin vit radhazi.
Pas tyre, renditet Liverpooli me 31.9 për qind shanse, që po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe janë përmirësuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, që dështuan të hynë në top katërshe.

Në bazë të këtyre statistikave, Manchester United dhe Chelsea dështojnë gjithashtu të sigurojnë ndonjë vend që të shpie në Evropë.
Pra, Man United është paraparë të renditet në pozitën e nëntë në tabelë, një vend më lartë se Chelsea – që vazhdon të ndodhet në revulocion.
Tabela e plotë për sezonin 2023/24 parashikohet të jetë kështu:

Kujtojmë, jemi vetëm në gjysmën e sezonit me Liverpoolin që po prinë në tabelë me 45 pikë, dy më shumë se Man City që renditet në pozitën e tretë me 43 sosh, kaq pikë mund të mbledhë edhe Arsenali nëse të shtunën triumfon ndaj Crystal Palace.