Arsenali vihet pas Leroy Sanes - NACIONALE

Arsenali vihet pas Leroy Sanes

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Arsenali është i interesuar për sulmuesin e Bayern Munichut Leroy Sane dhe po vlerësojnë nëse duhet të bëjnë një ofertë për gjermanin këtë verë.

28-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe aktualisht nuk ka marrëveshje me Bayernin për ta rinovuar.

“Sky Sport Germany” raporton se Arsenali po shpreson të përfitojë nga situatë dhe të bëjë një ofertë qysh në këtë afat veror.

Në rast të kalimit në “Emirates”, Sane do të ribashkohej me Mikel Artetan. Dyshja kanë lidhje fantastike që nga koha kur ishin te Man City.

Para përballjes në muajin prill në Ligën e Kampionëve, gjermani edhe kishte dhënë fjalë të mëdha për Artetan: “Falë tij dhe idetë që kishte, u përmirësova shpejtë. Disa ende i kam në mendje dhe provoj t’i përdorë në lojë”.

Sidoqoftë, raporti shton se Sane më shumë gjasë do të mbetet te Bayerni dhe më reale është rinovimi se kalimi te Arsenali.

Arsenali e kompletoi afrimin e parë të hënën duke njoftuar marrëveshjen me Riccardo Calafiorin nga Bologna, në një marrëveshje mbi 40 milionë euro.

Sane ndërkohë që prej kalimit te Bayerni nuk ka gjetur formën më të mirë, duke regjistruar 10 gola e 13 asistime në 42 paraqitje.

Lajme të ngjashme