Arsenali sërish lider i Premierligës, e mposht me lehtësi Brightonin - NACIONALE

Arsenali sërish lider i Premierligës, e mposht me lehtësi Brightonin

3 javë më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë, tani duke e mposhtur bindshëm 3:0 Brightonin në udhëtim dhe tani sërish janë në krye të elitës angleze, ndonëse kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se Liverpooli.

Skuadra e Mikel Artetës po kalon në formë të mirë ku në 11 ndeshjet e fundit ka 10 fitore dhe vetëm një barazim me Manchester Cityn.

Vendasit kishin posedimin e topit, por Topçinjtë kishin më shumë nga ndeshja, duke u treguar shumë herë të rrezikshëm në dalje.

Goli i parë i takimit u shënua nga Bukayo Saka, i cili u tregua shumë i saktë nga penalltia në minutën e 33-të për 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e takimit.

Arsenali gjeti golin edhe në dy raste tjera në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi Kai Havertz nga afërsia për 2:0, me Jorginhon që asistoi bukur në zonën e rrezikshme.

Rezultatin përfundimtar 3:0 e vendosi belgu Leandro Trossard, kur shënoi në minutën e 86-të, kësaj radhe Havertz ishte në rolin e asistuesit.

Arsenali me këtë fitore shkon në kuotën e 71 pikëve në krye të renditjes, me një pikë më shumë se Manchester City e Liverpooli, me këta të fundit që kanë nesër një ndeshje për të zhvilluar.

Lajme të ngjashme