Arsenali refuzon ofertën e Napolit për Kiwior - NACIONALE

Arsenali refuzon ofertën e Napolit për Kiwior

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali e ka refuzuar ofertën hapëse të Napolit në vlerën e 12.5 milionë funteve për mbrojtësin Jakub Kiwior.

Kiwior ka zhvilluar 50 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua Arsenalit, sidoqoftë nuk ka fituar vendin në formacionin bazë shkaku i partneritetit Willian Saliba dhe Gabriel Magalhaes.

Ka pasur spekulime se polaku është i hapur për rikthimin ën Itali, ndërsa edhe që Arsenali do ta lejonte të largohet së paku në formë huazimi me ndonjë opsion ose obligim blerje në verë.

Sipas “Tuttosport”, Napoli ka bërë hapin e parë serioz për Kiwior, duke ofruar 15 milionë euro për shërbimet e lojtarit, megjithatë skuadra angleze e ka refuzuar.

Arsenali mbetet i hapur për shitjen e Kiwior mirëpo nuk iu ka pëlqyer propozimi, ngase e vlerësojnë kartonin e lojtarit rreth 25 milionë euro.

Raporti shton se Napoli nuk do të ketë shanse për t’ia ndryshuar mendjen londinezëve përpos nëse e rrisin ofertën, gjë që është e vështirë të ndodhë.

Kontrata aktuale e Kiëior skadon në verën e vitit 2028, kurse interesim kanë edhe dy gjigantët e tjerë italianë si Juventus e AC Milan.

Lajme të ngjashme