Arsenali njofton se Odegaard do të jetë kapiteni i parë i skuadrës
Arsenali ka njoftuar se Martin Odegaard është kapiteni i ri i skuadrës. 23-vjeçari iu bashkua topçinjve në vitin 2021 duke pasur ndikim të madh të madh, gjë që ka shtyrë Mikel Artetan ta shpërblejë me shiritin e kapitenit.
Norvegjezi fillimisht ishte pjesë e Real Madridit dhe në Arsenal për herë të parë erdhi në formë të huazimit gjashtëmujor në janar të vitit 2021, ndërsa pas gjashtë muajve u kthye te mbretërit e pastaj menjëherë u ble nga Arsenali përfundimisht për 35 milionë euro.
Pse trajneri spanjoll e zgjodhi Odegaardin si kapiten?
Ish-lojtari i mbretërve erdhi në Arsenal për arsyen se nuk po mund të gjente vendin e tij në Bernabeu duke u paraqitur shumë rrallë.
Përfaqësuesi i Kombëtares norvegjeze kaloi gjashtë muaj që impresionuan Artetan dhe skuadrën londineze, çka edhe i bindi të nënshkruajnë përfundimisht me të.
Forma e tij në fillimin e sezonit 2021/22 po merrte rritje të vazhdueshme, kështu që në pjesën e dytë të sezonit ai u bë titullar i padiskutueshëm, madje duke shënuar gol në ndeshjen e fundit ndaj Evertonit në fitoren bindëse me rezultat 5:1.
🥁 Introducing our new captain...
— Arsenal (@Arsenal) July 30, 2022
𝗠𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗢𝗱𝗲𝗴𝗮𝗮𝗿𝗱! 😍
Përpara se të merrej vendimi zyrtar, Odegaard ishte kapiten i skuadrës për topçinjtë në ndeshjet miqësore gjatë parapërgatitjeve që u zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kush ishte kapiten te Arsenali ndër vite?
Kapiteni i Arsenalit për sezonin 2021/22 ishte Pierre Emerick Aubameyang, por pas disa shkeljeve disiplinore, në dhjetor të vitit 2021, klubi ia hoqi shiritin e kapitenit.
Pasues e tij ishte sulmuesi tjetër, Alexandre Lacazette, që mori përsipër shiritin deri në largimin e tij në Lyon, që ishte pastaj një shtyrje për Artetan caktimi i kapitenit të ri të skuadrës.

Emrat si Kieran Tierney, Granit Xhaka dhe Aaron Ramsdale, pranuan se do t’i shijonte përgjegjësia për t’u emëruar si kapiten i topçinjve, pasi u shpallën si kandidatë të mundshëm, por Odegaard ishte zgjedhja e trajnerit spanjoll.
Sidoqoftë, kur kampionati të fillojë dhe Odegaard ta ketë shiritin në krahë, nuk do të jetë hera e parë për të në Arsenal në një ndeshje zyrtare.
Ai barti shiritin e kapitenit të Arsenalit në ndeshjen kundër Chelseas, ku fituan të parët me rezultat 4:2, dhe norvegjezi për TV2 kishte thënë: “Është diçka e madhe, sigurisht, por nuk është ndonjë ndryshim i madh për mua. Ndjej se e bëjë të njëjtën gjë si me shirit si pa.
Ka shumë njerëz që mendojnë për të. Por mund ta them se është një mirënjohje dhe një deklaratë besimi në ty. E kam marrë si një kompliment, por pas kësaj do bëjë prapë të njëjtën si gjithmonë”, kishte thënë pas asaj ndeshje ndaj Chelseas, Martin Odegaard.
Kapitenët e Arsenalit 1988-2022


