Arsenali mposht Shaktarin, Juve pëson humbje ndaj Stuttgartit - NACIONALE

Arsenali mposht Shaktarin, Juve pëson humbje ndaj Stuttgartit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka shënuar fitore minimale ndaj Shakhtar Donetsk, ndërsa Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Stuttgarti.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 1:0, sfidë ku ishin më të mirë në pjesën më të madhe të kohës.

Heroi për Arsenalin ishte një autogol i portieri Dymtro Riznyk, i cili e bëri dallimin duke e dërguar topin brenda rrjetës nga gjuajtja e Gabriel Martinellit (29’).

Arsenali kishte edhe shumë raste shënimi në pjesën e mbetur, sidomos me Martinellin e Trossard megjithatë larg finalizimit. Ky i fundit në fakt dështoi edhe nga pika e bardhë.

Shakhtari ndoshta rastin e vetëm e kishte krejt në fund me anë të Pedrinhos, por Raya me një super pritje ia mohoi golin.

Arsenali tani mbledhë shtatë pikë kurse Shakhtar renditet në pozitën e 29-të me një sosh.

Në anën tjetër, Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Stuttgartit me rezultat 0:1.

Edhe pse ishin favorit, gjiganti italian nuk ia doli t’i bëjë ballë fuqisë së klubit gjerman.

Stuttgarti shënoi përmes Undav por që goli fillimisht iu anulua për pozitë jashtë loje.

Rast tjetër të artë kishin përmes Millot, i cili dështoi nga pika e bardhë pasi Danilo bëri një ndërhyrje brenda zonës, e si pasojë edhe u përjashtua.

Sidoqoftë, Stuttgart s’u dorëzua duke e gjetur golin e fitores në fund përmes Toure (90+2’).

Juve mbetet me gjashtë pikë derisa Stuttgart ka katër sosh në vendin e 16-të.

Lajme të ngjashme